Java 18

2017-01-09 në ora 07:40
Djalë apo vajzë? Me rëndësi shneta… (Foto: Google)

Bebi juaj po vazhdon vallëzimin brenda trupit tuaj. Këmbët e duart po lëvizin pa pushim me ushtrimet që engjëlli juaj po realizon.

Gjithsesi, ju ende nuk mund të ndjeni shumë nga këto lëvizje. Sistemi nervor është duke vijuar furishëm formimin dhe janë krijuar edhe shqisat e të shijuarit.

Tani ju jeni zyrtarisht katër muaj shtatzënë dhe keni kaluar pjesën më të rëndësishme të shtatzënisë.

Bebi juaj tani dëgjon të rrahurat e zemrës suaj dhe atë fillojnë ta pengojnë zhurmat nga jashtë. Është mirë të bashkëbisedoni me të për t’ia mësuar që tash veshët me zërin tuaj.

Ndryshimet te ju

Banori i ri i trupit tuaj tani zë më shumë vend. Ai po rritet bashkë me trupin tuaj. Kjo do të thotë se ju nuk mund të flini më në kurriz.

Ju po i ndjeni goditjet e banorit brenda jush (Foto: Google)

Ju duhet të filloni të shtriheni në krahë, pasi shtrirja në kurriz mund të dëmtojë këtë pjesë të trupit tuaj.

Përderisa ju mezi prisni ta sillni në jetë fëmijën tuaj, në këtë periudhë mund të përballeni me këmbë dhe duar të ënjtura.

E, stresi dhe diskomforti mund t’iu mbajnë zgjuar gjithë natën, duke filluar problemet me gjumë për ju…dhe ndoshta partnerin tuaj!

Edhe gjakderdhjet në hundë konsiderohet normale, sikurse të rrahurat që vijnë nga bebi juaj. Ato po bëhen tani më të fuqishme!

Trupi juaj tani është më i fryrë. Për femrat që ende nuk vërehen se janë shtatzënë pasi nuk kanë shenja të barkut të fryrë, mos u merakosni.

Secili trup shtatzënë është i ndryshëm prej tjetrit dhe mitra juaj rritet në kohë të ndryshme te femra të ndryshme.

Kontrolli me ultrazë

Çfarë mendoni se po bën engjëlli juaj brenda jush? Epo, shumë gjëra! Ai po lëviz dhe po punon me muskujt e tij duke bërë manovra të ndryshme.

Ja si mund të duket vajza juaj në ekzaminimin me ultrazë (Foto: Google)

Ai po godet, po luan me kordonin umbilikal, po forcon duart dhe po fut gishtërinjtë në gojë. Në këtë kohë të shtatzënisë, ju mund t’i nënshtroheni ekzaminimit anatomik ose nivelit të dytë të ultrazërit.

Ky ekzaminim është i detajuar për gjithë trupin e bebit tuaj. Do të matet diametri biparental i kokës, cirkumferenca e kokës dh e abdomenit si dhe gjatësia e ashtit të femurit.

Me këto matje mund të precizohet pesha e bebit tuaj përmes algoritmeve të pajisjes së ultrazërit.

Tani, mjeku juaj me mbi 95 % saktësi mund t’iu tregojë nëse pritni vajzë ose djalë. Organet gjenitale janë të dukshme.