Java 17

2017-01-09 në ora 07:39
Foto ilustrimi: Rocketparents.com

Ritmi i zemrës së bebit tuaj po rregullohet dhe tani po kontrollohet nga truri. Eshtrat nga pjesë të buta, tanimë janë më të forta dhe kockore.

Bebi juaj që tani ka filluar të bëj ushtrime me lëvizje duarsh e këmbësh dhe mimika të fytyrës.

Qerpikët janë krijuar, por sytë vazhdojnë të mbesin të mbyllur dhe nuk do të hapen gjerë në javën e 26-të. Përkundër kësaj, bebi juaj mund ta dallojë dritën.

E rëndësishme është se ajo po ju dëgjon, andaj keni kujdes çfarë flisni!

Për të treguar se bebi juaj është unik, në gishtërinjtë e saj tashmë janë formuar shenjat unike identifikuese të secilit njeri.

Ndryshimet te ju

Ndryshimet që mund të jenë në javën e 17-të në trupin tuaj janë shkaku i zhvillimit të shpejtë të bebit tuaj.

Mund të keni mukoz në vaginën tuaj ose ndonjë fluid tjetër që derdhet nga aty. Kjo shkaku i rritjes së qarkullimit të gjakut.

Tanimë lëkura juaj është më e ndjeshme, jeni fryrë më shumë, veçmas në pjesën e sipërme të trupit.

Kjo do të thotë se keni shtuar peshë më shumë, andaj duhet të bëni kujdes me ushqimin.

Kontrolli me ultrazë

Ju mund të caktoni një ekzaminim me ultrazë nëse do të bëni kordosintezë. Në këtë procedurë, testohet gjaku i kordonit umbilikal nëse ka shenja të ç’rregullimeve kromozomale.

Mjeku juaj e përdor ultrazërin për procedurë punksioni për të gjetur vendin ku kordoni takon placentën – aty është vendi ku merret gjaku.

Zakonisht kjo procedurë diagnostifikuese realizohet pas javës 17-të dhe përdoret nëse rezultatet e amniocintezës kanë lënë vend për dyshime.

Përmes saj merrni rezultatin definitiv rreth shëndetit të bebit tuaj. Gjithashtu, përcaktimi i gjinisë është shumë afër zyrtarizimit.

Katër pamje të ndryshme të zëna me ultrazë te e njëjta paciente – gjinia është djalë (Foto: Google)