Java 16

2017-01-09 në ora 07:39
Foto ilustrimi: Tommys.org

Keni të filluar të ndjeni lëvizje në trupin tuaj? Mos u brengosni, është një gjë normale. Kjo javë sjell lëvizjet e para të bebit tuaj, i cili tani ka eshtra më të forta.

Madhësia e bebit tuaj është e afërt me një avokadoje. Ai është bërë shumë i lëvizshëm dhe po luan me kordonin umbilikal.

Sistemi nervor po vazhdon të zhvillohet dhe edhe muskujt janë bërë fleksibil. Bebi juaj mund të grumbullojë gishtërinjtë për të krijuar një grusht.

Bisedoni me bebin tuaj!

Java e 16-të sjell një lajm jashtëzakonisht të rëndësishëm për ju dhe bebin tuaj: Ai mund t’iu dëgjojë!

Bisedoni me banorin e trupit tuaj, është një gjë e mirë pasi bebi që tani mund të dallojë zërin tuaj. Kjo është arsyeja pse atij i bën përshtypje zëri i nënës pasi të lindë.

Ndryshimet te ju

16-shi i avokados (Foto: Google)

Java e 16-të ka simptome të mira për ju. Flokët dhe thonjtë po rriten më shpejtë te ju. Flokët duken më të yndyrosura, por është normale.

Bëni mirë të bëni ushtrime në këtë fazë të shtatzënisë, por me kujdes të shtuar.

Gjokset vazhdojnë të rriten dhe tanimë nuk mund të vendosni reçipetat që i keni pasur para shtatzënisë.

Juve mund t’iu shfaqen venat varikuze si rezultat i hormoneve të shtatzënisë dhe rritjen e sasisë së gjakut në lëkurën tuaj.

Bëni mirë që gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë të mos qëndroni në shpinë gjatë ushtrimeve

Kontrolli me ultrazë

Si zakonisht, ju mund të keni një test urine. Mjeku juaj mund të kontrollojë në urinën tuaj për shenja gjestacionale të diabetit.

Pamje e vizitës me ultrazë gjatë javës 16 (Foto: Google)

Gjithashtu, mund të jetë normale edhe një kontroll me ultrazë. Ju do të keni mundësi që edhe njëherë të dëgjoni të rrahurat e zemrës të bebit tuaj.

Lajmi më i mirë i javës? Nëse mjeku konstaton se gjithçka është në rregull, atëherë shanset për ndonjë ç’rregullim shtatzënie bien në vetëm 1 %. Ndjehuni të relaksuara!

Poashtu, gjinia mund të zbulohet më lehtë tani, nëse jeni me fat!