Java 15

2017-01-09 në ora 07:39
Foto ilustrimi: E-pregnant.com

Vazhdoni fuqishëm dhe furishëm. Tanimë, bebi juaj ka përafërsisht madhësinë e një portokalli brenda trupit tuaj.

Trupi ka filluar të marr proporcion normal. Këmbët po zhvillohen më shumë se duart, për të fituar proporcionin e duhur.

Bebi juaj tani është mbuluar me flokë të buta të njohur me emrin lanugo. Ato zakonisht zhduken para lindjes.

Lëngu amoniak po kalon brenda bebit tuaj, ndërsa ky i fundit po lëshon urinë, çka tregon funksionim normal të veshkave.

Ndryshimet te ju

Java e 15-të vazhdon t’iu jap juve energji. Kjo sjell për ju më shumë dëshirë seksuale për ju. Përveçse me rekomandim të mjekut tuaj, ju jeni e lirë të kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj pa asnjë problem.

Mollë ose portokall, quajeni si të doni bebin tuaj (Foto: Google)

Mos u meraksoni. Bebi juaj është siguruar mjaftueshëm për të mos ju bezdisur jetën tuaj seksuale në këtë periudhë.

Trupi juaj vazhdon të lëshojë shtat, ndërsa ju mund të vëreni gjakderdhje në hundë në këtë periudhë.

Kjo vjen si pasojë e kombinimit me volumin e rritur të qarkullimit të gjakut dhe rrugëve të ndjeshme nazale.

Dhëmbët bashkë me pjesën rrethuese janë më të ndjeshëm kur jeni shtatzënë. Sigurohuni që po pastroni dhëmbët shpesh dhe vizitojeni stomatologun tuaj në vizita të rregullta.

Edhe nëse mbani binjakë, simptomat në këtë periudhë janë të ngjashme. Gjithsesi, shkaku i nivelit më të lartë të hormoneve mund të vazhdoni të ndieni momente të sikletshme mëngjesi.

Kontrolli me ultrazë

Në këtë periudhë ju mund të keni një kontroll ultrazëri për të kryer procedurën e amniocintezës. Mjeku juaj, me ndihmën e ultrazërit, mund të realizojë procedurë punksioni për ta shpuar qesen amniotike dhe për të marr mostër e cila do të testohet.

Bebi me gishtin në gojë (Pinterest)

Tjetër procedurë që mund të realizoni është Multiple Marker Screen (Triple ose Quad Screen Test). Kjo metodë skriningu mat nivelin e proteinave dhe hormoneve të caktuara në gjakun e nënës për të treguar më qartë rrezikun e problemeve të tubit neural te bebi juaj.

Këto teste mund të sjellin stres te ju, por mundohuni të relaksoheni.

Gjinia është ende në fokusin tuaj, por mjeku juaj ende mund të ketë dyshime për t’iu treguar saktë.

Pozita e bebit ende mund të jetë e papërshtatshme për të siguruar lajmin e shumëpritur.