Java 14

2017-01-09 në ora 07:38
Foto ilustrim: Tommys.org

Mirësevini në javën e 14-të! Shpresojmë se gjerë tani gjithçka ka shkuar mirë me kontrollet që keni pasur te mjeku juaj.

Bebi juaj është në madhësinë e një pjeshke dhe gati ka dyfishuar madhësinë në krahasim me para dy javësh.

Rritja po vazhdon në ritme shumë të shpejta. Veshkat kanë filluar funksionimin, urina po krijohet dhe po derdhet në lëngun amniotik përreth bebit tuaj.

Pankreasi po funksionon, sikurse edhe pjesët e tjera të trupit të vogël të bebit tuaj. Muskujt po lëvizin dhe nëse keni fat mund ta shihni në ultrazë bebin tuaj duke mbajtur në gojë gishtin tregues të dorës.

Tani ju jeni në fillimin e tremujorit të dytë, i cili do të jetë shumë më lehtësues për ju, me më pak lodhje e me më pak strese.

Ndryshimet te ju

Sikurse u cek, tani lodhja nuk do t’iu karakterizojë, sikurse që nuk do të karakterizoheni edhe me urinim të shpeshtë dhe me vjellje.

Mund të ndieni pak dhimbje të vogla të muskujve dhe ligamenteve tuaja të cilat po zgjaten për t’i siguruar rehatinë e duhur banorit më të ri të trupit tuaj.

Tani jeni më energjike! (Foto: Google)

Gjithsesi, fillimi i tremujorit të dytë karakterizohet me energji të madhe për ju dhe ndryshe njihet edhe si periudha e ‘pushimit të mjaltit’.

Sigurisht se ndiheni më të uritura dhe tani keni apetit më të madh për ushqim, për ju dhe për banorin e trupit tuaj.

Barku juaj po vazhdon të fryhet dhe tanimë të gjithë mund ta vërejnë se jeni shtatzënë, andaj bëni mirë që nëse nuk e keni bërë gjerë tani, t’i njoftoni ata për lajmin më të ri.

Në peshë duhet të tregoni pak kujdes, veçanërisht me dietën tuaj të shëndetshme. Ekspertet rekomandojnë ushtrime të posaçme për shtim peshe të shëndetshëm, në mënyrë që edhe pas lindjes të rikthehet shpejtë te format e juaja.

Sipas Kolegjit Amerikane për Gjinekologji dhe Obstetrikë ju duhet të synoni vlerat e mëposhtme:

Nëse jeni nënpeshë (indeksi i masës trupore poshtë 18.5)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 12 dhe 18 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë

Nëse keni peshë mesatare (indeksi i masës trupore 18.5 deri 24.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 11-15 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.4 kg

Nëse jeni mbipeshë (indeksi i masës trupore 25 deri 29.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 7-11 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.3 kg

Nëse jeni obeze (indeksi i masës trupore 30 e më lartë)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 5-9 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.25 kg

Nëse jeni 13 javësh me binjakë

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 17-23 kg
  • Në pjesën e parë të shtatzënisë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë. Në pjesën e dytë synoni pak më shumë se 0.5 kg për javë.
Ju mund ta provoni kalkulatorin për matjen e indeksit të masës trupore te Gazeta Shneta! Kalkulatorin e gjeni te pjesa e djathtë!

Gjithsesi, mos u mundoni ta stresoni vetën shumë me numra. Është e rëndësishme që dieta juaj të jetë e shëndetshme dhe me varietet ushqimesh. Ju duhet të hani më shumë kalori dhe të bëni më shumë ushtrime.

Kontrolli me ultrazë

Në javën e 14-të nuk ekziston një termin i veçantë për ekzaminim me ultrazë, por mund të realizohet. Besohet se ju deri tani e keni kryer ekzaminimin ultrasonografik dhe radha tani do të jetë për ekzaminimin anatomik i cili realizohet mes javëve 18 dhe 22.

Mjeku mund t’iu caktojë një termin për ultrazë më herët, rreth javës 15-17, nëse planifikon të ketë Amniocentezë. Këtë procedurë mund ta realizoni në Prizen te Qendra e Mjekësisë Fetale me Dr Arbërore Nora Zymberi.  

Tre fotografi nga ultrazëri që tregojnë gjininë: Foto 1 në 2D: Djalë; Foto 2 në 3D: Vajzë; Foto 3 në 3D: Djalë;

Bebi juaj tani po lëviz duart dhe këmbët dhe ju ndoshta mund ta vëreni gishtin në gojë. Gjinia ende nuk është plotësisht e qartë edhe pse ekstremitet gjenitale janë krijuar.

Mjeku juaj mund të hezitojë të ju jap ndonjë përgjigje rreth gjinisë.