Java 11

2017-01-09 në ora 07:37
Foto ilustrim: Google

Bebi juaj që gjerë tani dukej më shumë si alien, çdo herë e më shumë po merr formën e njeriut. Ju, poashtu tani filloni të ndiheni normal pas emocioneve të mëdha në javët e para të shtatzënisë.

Koka e bebit tuaj vazhdon të jetë sa pjesa e tjetër e trupit të saj, mirëpo një gjë e tillë do të ndryshojë shumë shpejtë.

Bebi juaj është rreth 4 cm i gjatë tani dhe duket si një limon i athët. Ai po lëviz, por për ju është ende herët për të ndjerë lëvizjet.

Gishtërinjtë po zhvillohen, ashtu sikurse organet gjenitale, por ndoshta është ende herët për të vërejtur ndonjë dallim në kontrollin me ultrazë.

Ndryshimet te ju

Ju mund të ndiheni më shumë e uritur këto ditë dhe kjo është një gjë e mirë. Është shenjë që të vjellat e mëngjesit do të jenë histori e harruar.

Ndryshimet në trupin tuaj sa i përket pamjes së jashtme ende nuk janë evidente, përveç gjoksit

Apetiti juaj është lajm i mirë edhe për bebin tuaj, por nuk do të thotë se duhet ta teproni me ushqim pasi duhet të hani për dy persona.

Provoni të keni kujdes në ushqim duke zgjedh një plan efikas nutricioni ushqimesh, duke minimizuar ushqimin jo të shëndetshëm.

Sa i përket trupit tuaj, ende nuk dukeni se jeni shtatzënë, veçanërisht nëse për ju është shtatzëni e parë.

Nënat që janë për herë të dytë shtatzënë, ose që presin binjakë, dallohen më lehtë në këtë javë se sa nënat që ‘debutojnë’ me shtatzëni.

Përderisa beli juaj mund të mos ketë ndonjë ndryshim të madh, gjoksi po. Bëni mirë të blini reçipeta të reja me numër më të madh.

Kontrolli me ultrazë

Brenda këtyre javëve ju mund ta realizoni kontrollin me ultrazë për të bërë matjen e Translucencës Nukale dhe testin e gjakut.

Doktori juaj do të mat distancën e pjesës së pasme të qafës dhe ndonjë vlerë jo e zakontë mund të jetë shenjtë për një jonormalitet kromozomal.

Matja e NT’së gjatë vizitës me ultrazë

Testi i gjakut është alternative tjera që kur të kombinohet me ultrazërin e NT-së (Nuchal Translucency) i japin një pasqyrë të qartë doktorit tuaj se sa janë gjasat që bebi juaj të ketë ç’rregullim kromozomal.

Sigurisht se këto ditë janë më stresuese për ju. Ndër komplikimet kromozomale janë Sindrown Down, trisomia 18 ose trisomia 13.

Për nënat që presin binjakë, ultrazëri tregon kordonin umbilikal të bebeve dhe placentën – një ose dy. Nëse është vetëm një placentë, atëherë gjasat janë që fëmijët tuaj të jenë identik (fraternal).

Planifikoni një udhëtim

Ndoshta kjo javë është adekute për ju që të mendoni një udhëtim për t’u relaksuar gjatë tremujorit të dytë.

Një udhëtim i tillë, përveç që do të jetë i mirëseardhur si relaksim dhe pushim për ju, gjithashtu mundëson që të forconi lidhjen tuaj me partnerin para ardhjes së frytit tuaj.

Është parapërgatitje mjaft e mirë për të dy.