Java 13

2017-01-09 në ora 07:38
Foto-ilustrimi: Tommys.org

Urime nëna! Sapo preket fundin e tremujorit të parë! Bebi juaj ka kaluar fazën më të vështirë të krijimit.

Nëse analizat kromozomale janë të rregull, ju duhet të ndiheni më e liruar tani pasi bebi juaj sapo kaloi fazën më të ndjeshme të zhvillimit.

Fytyra e tij tani duket shumë më njerëzore, hunda është formësuar dhe poashtu edhe pjesa e brendshme e eshtrave.

Bebi juaj ka filluar madje të urinojë! Nëse po prisni vajzë, atëherë në vezoret e saj veçse janë tashmë 2 milionë qeliza vezë.

Për momentin, koka e bebit është sa 1/3 e pjesës tjetër të trupit. Bebi juaj tani ka formën dhe madhësinë e një limoni.

Ndryshimet te ju

Për shkak të qarkullimit më të madh të gjakut në trupin tuaj, ju mund t’i vëreni venat që shihen prapa lëkurës suaj.

Po, po…tani shtatzënia juaj është më e qartë (foto: Google)

Pasi keni përfunduar tremujorin e parë, juve do t’iu rikthehet energjia dhe do të mund të jeni më e realaksuar.

Krijimi i hormoneve që ju trazojnë është në nivel më të ulët, andaj pritet të keni urinim më të rrallë se në javët e mëhershme dhe më pak lodhje.

Tani ju dukeni më shtatzënë se më parë dhe këtë e tregon trupi juaj. Tanimë ju do të shtoni më shumë peshë.

Ekspertet rekomandojnë ushtrime të posaçme për shtim peshe të shëndetshëm, në mënyrë që edhe pas lindjes të rikthehet shpejtë te format e juaja.

Sipas Kolegjit Amerikane për Gjinekologji dhe Obstetrikë ju duhet të synoni vlerat e mëposhtme:

Nëse jeni nënpeshë (indeksi i masës trupore poshtë 18.5)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 12 dhe 18 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë

Nëse keni peshë mesatare (indeksi i masës trupore 18.5 deri 24.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 11-15 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.4 kg

Nëse jeni mbipeshë (indeksi i masës trupore 25 deri 29.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 7-11 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.3 kg

Nëse jeni obeze (indeksi i masës trupore 30 e më lartë)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 5-9 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.25 kg

Nëse jeni 13 javësh me binjakë

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 17-23 kg
  • Në pjesën e parë të shtatzënisë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë. Në pjesën e dytë synoni pak më shumë se 0.5 kg për javë.
Ju mund ta provoni kalkulatorin për matjen e indeksit të masës trupore te Gazeta Shneta! Kalkulatorin e gjeni te pjesa e djathtë.

Gjithsesi, mos u mundoni ta stresoni vetën shumë me numra. Është e rëndësishme që dieta juaj të jetë e shëndetshme dhe me varietet ushqimesh. Ju duhet të hani më shumë kalori dhe të bëni më shumë ushtrime.

Kontrolli me ultrazë

Ultrazëri në javën 13 – Matje e CRL’së

Ultrazëri në 13 javë mund të detektojë gjininë e bebit tuaj, por pasi do të jetë pak e vështirë për të dalluar pjesën mashkullore apo femërore, me siguri doktori juaj do të hezitojë të jap ndonjë konkluzion. Java 18 deri në 22 është koha për të treguar zyrtarisht gjininë e bebit tuaj.

Gjithsesi, nëse keni bërë një test të ADN’së për problemet dhe ç’rregullime të mundshme kromozomale, ju mund ta mësoni gjininë pasi të merrni rezultatet e testit – urojmë të jenë rezultate të mira!