Java 12

2017-01-09 në ora 07:37
Bebi juaj po vjen – tremujori i parë po përfudon

Fytyra e bebit tuaj fillon të duket më njerëzore. Gjatësia po rritet. Tani madhësia e bebit tuaj është e afërt me një kumbull.

Koka e bebit tani zhvillohet më ngadalë, duke i dhënë mundësi trupit të zhvillohet për t’u krijuar proporcioni normal i një qenie njerëzore.

Ju po prekni fundin e tremujorit të parë, çka sjell uljen e numrit të hormoneve, me shpresën se do të keni më pak simptoma jo të mira shtatzënie.

Gëzimi më i madh i kësaj periudhe? Duhet të filloni të tregoni për shtatzëninë tuaj. Fillojnë ndryshimet e para në trupin tuaj, veçmas nëse është shtatzënia e parë.

Gjatësia e bebit tuaj tani është më e madhe se 5 cm. Tani që bebi juaj ka krijuar gjithë organet e rëndësishme, i mbetet vetëm të rritet e zhvillohet. Vetëm përpara!

Ndryshimet te ju

Java e 12-të tregon uljen e hormoneve dhe me to do të ulet edhe intensiteti i lodhjes te ju dhe me pak fat edhe të vjellat e mëngjesit.

Trupi juaj fillon të marrë pamje të re

Beli juaj do të fillojë të tregojë se ju jeni shtatzënë. Nëse nuk e keni bërë ende, realizojeni një fotografi me barkun e fryrë!

Sigurisht se mund të ndiheni me marramendje gjatë kësaj periudhe, pasi sasia e gjakut që kthehet te ju nga bebi juaj është më e vogël se sasia e gjakut që dërgoni.

Më pak volum gjaku do të thotë presion më të vogël të gjakut dhe më pak gjak në trurin tuaj. Kjo sjell edhe marramendje. Mos bëni lëvizje të nxituara, veçanërisht mos u zgjoni nga shtrati shpejtë në këmbë.

Kontrolli me ultrazë

Pamja që jep ultrazëri në këtë fazë të shtatzënisë është më normale, me kokën që ka filluar të marrë formën dhe madhësinë e duhur.

Gishtërinjtë mund të shihen teksa hapen e mbyllen. Me teknologji të përparuara të ultrasonografisë mund të vërehet edhe pjesa e trurit.

Kjo javë karakterizohet me kontrollin për ç’rregullime të mundshme kromozomale. Matjet e Translucencës Nukale (NT) dhe ashtit të hundës (NB), të kombinuara pastaj me analizat e gjakut, do të realizohen nga mjeku për të treguar nëse bebi juaj ka ndonjë anomali kromozomale.

Matja e NT’së dhe NB’së në javën e 12-të

Jeni e entuziazmuar për të kuptuar nëse është vajzë apo djalë? Duhet t’ua japim lajmin e keq: Në javën e 12-të nuk preferohet të jepen indikacione për gjininë.

Mes javës 12 dhe 13 është koha më e hershme kur mjeku dhe ju mund të keni fatin për të shikuar gjininë, por anatomia nuk e lejon që rezultatet të jenë shumë të sakta.

Gjithsesi, nëse keni bërë analiza kromozomale të gjakut, ju mund të merrni rezultatin e gjinisë së bebit tuaj! Me shpresën që lajmi i mirë i gjinisë do të përcillet me rezultate të mira për ju nga ky test.

Nëse nuk e keni pasur fatin gjerë tani dhe nëse kjo është vizita e parë te mjeku juaj, atëherë ju preferojmë ta përjetoni ndjenjën e jashtëzakonshme për të dëgjuar të rrahurat e bebit tuaj.