Java 10

2017-01-09 në ora 07:35

E kaloi 2.5 cm. Banori më i ri në trupin tuaj po zë hapësirë më shumë e më shumë me kalimin e javëve.

Në këtë periudhë, bebja juaj ka përfunduar ndoshta pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të zhvillimit.

Java e 10-të (ilustrimi: Google)

Kjo njëherësh paraqet fillimin e periudhës së ashtuquajtur fetale, periudhë e cila sjell zhvillimin e jashtëzakonshëm të indeve dhe organeve.

Veshkët, truri, mëlçia dhe organet tjera janë në vendet e tyre dhe kanë filluar funksionimin. Ato do të vazhdojnë zhvillimin.

Pjesa e jashtme e shtyllës kurrizore vërehet qartë përmes lëkurës transparente. Pjesa e përparme e kokës qëndron lartë duke bartur trurin që po zhvillohet. Kjo pjesë për momentin është sa gjysma tjetër e gjatësisë së trupit.

Eshtrat janë pjesë e rëndësishme e krijimit gjatë kësaj periudhe.

Ndryshimet te ju

Gjinjtë janë pjesa e trupit tuaj që ndjen ndryshim shumë të madh shkaku i prodhimit të hormoneve.

Veshjet elastike ju ofrojnë rehatinë e dëshiruar

Me kalimin e kohës ju bëheni edhe më e shqetësuar për të marrë më shumë informata rreth shëndetit dhe mirëzhvillimit të bebes suaj.

Para fillimit të shtatzënisë, mitra juaj kishte një madhësi të vogël, ndërsa gjatë kësaj periudhe ajo është zmadhuar shumë.

Sigurisht se veshjet tuaja të zakonshme nuk janë shumë komode dhe komforte për ju në këtë fazë, andaj duhet të filloni të mendoni për veshjet e shtatzënisë.

Veshjet që janë elastike mund t’iu ofrojnë komoditet më të mirë.

 

Skriningu i tremujorit të parë

Nëse provoni teknikën e Dopplerit në ekzaminimin me ultrazë, ju mund të dëgjoni të rrahurat e bebes suaj. Rrahjet janë të shpejta, shumë më të shpejta sesa rrahjet e zemrës suaj.

Herën e parë që dëgjoni rrahjet do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm për ju. Diçka që do ta kujtoni përjetë.

Aplikimi i Pulse Wave Doppler në kontrollin me ultrazë

Anash emocioneve, ju duhet të siguroheni që foshnja juaj po zhvillohet si duhet brenda trupit tuaj. Preferohet që mes javëve 10-13 të kryeni skriningun për të parë nëse foshnja juaj mund të ketë defekte kromozomale.

Sindromi Down ose Trisomia 18 janë disa nga defektet kromozomale, por mund të ketë edhe probleme kardiake.