Java 40

2017-02-20 në ora 14:19
Ju tani jeni gati ta takoni bebën tuaj (Foto: Eumom)

Urime, ju tani zyrtarisht jeni në javën e lindjes. Bebja juaj mund të peshojë rreth 3.5 kg e gjatësi rreth 50 centimetra.

Nëse termini juaj i lindjes ka kaluar, mos u brengosni. Vetëm një përqindje e vogël e femrave lindin në terminin e përcaktuar për lindje kohë më parë.

Lajmi i mirë për ju tani është se bebja juaj mund të lind kurdo, e lajmi i keq është se mund të vonohet edhe dy javë.

3-12 % e femrave kanë shanse që lindjen ta kryejnë në javën e 42-të çka njihet si ‘post-term’.

Bebja juaj është në madhësinë e një shalqiri dhe po ju bën presion të madh në organet tuaja të brendshme.

Ndryshimet te ju

Trupi juaj është lodhur, por jepini një lajm të mirë: Lindja do të përfundojë shumë shpejtë. Mjeku juaj do të kontrollojë për dilatimin e qafës së mitrës dhe për trashësinë e tij për të bërë një parashikim se kur mund të kryhet lindja.

Tik-tak, tik-tak, orari i lindjes ka ardhur (Foto: Bubhub)

Nëse deri në javën e 42-të nuk ndodh lindja, ju mund ta bëni një ekzaminim me ultrazë për të shikuar gjendjen e bebës dhe pastaj ta nxisni lindjen. Bebja do të dalë nga aty, në një apo tjetër mënyrë.

Ju zyrtarisht jeni në muajin e nëntë të shtatzënisë. Është një e arritur e jashtëzakonshme për ju, sakrificë e madhe.

Simptomat e shtatzënisë do të vazhdojnë të iu ndjekin, si problemet me gjumin, dhimbja e këmbëve, kontraksionet apo edhe marramendjet.

Por, ju duhet të bëni kujdes me shenjat e lindjes. Kontraksionet e shpeshta dhe të pandërprera apo derdhja e ujit janë dy shenja që duhet t’i keni parasysh.

Një gjë e mirë që mund ta provoni në këtë javë është nxitja e lindjes me metoda natyrale.

Ato përfshijnë ecjen, akupunkturën e madje seksin. Nuk preferohet konsumimi i suplmenteve pasi studimet e fundit thonë se ato janë jo të sigurta.

Ju me siguri se keni dëgjuar se ngacmimi i thithkave të gjirit mund ta nxis lindjen. Kjo është e vërtetë, por nuk preferohet të bëhet.

Thithkat mund të shkaktojnë kontraksione shumë të forta të cilat mund ta shqetësojnë shumë bebën tuaj. Nuk ia vlen.

Nëse në mënyrë natyrale nuk ka efekt nxitja e lindjes, atëherë duhet të provohen metodat mjekësore, veçanërisht në javën e 42-të – nëse arrini gjerë aty.

Kontrolli me ultrazë

Pasi keni arritur javën e 40-të, mjeku juaj mund të kontrollojë në barkun tuaj me ultrazë për të shikuar shëndetin e bebës suaj.

Ai gjithashtu do të shikojë nivelin e lëngut amniotik brenda qeses. Nëse gjithçka duket mirë, lindja shtyhet për një javë.

Nëse mjeku konsideron se bebja mund të zhvillohet më mirë jashtë sesa brenda mitrës suaj, atëherë mund të ndodh stimulimi mjekësor i lindjes.

Me këto tre javët e fundit ju po i jepni fund 9 muajve të shtatzënisë. Një kujtim për tërë jetën! Sa me dhimbje, aq i ëmbël.

Dhurata dhe dhoma e re e gjumit për bebën tuaj. Misioni u kompletua (Foto: Youtube)