Java 39

2017-02-20 në ora 13:49
Shalqini juaj është afër ta shijojë botën e jashtme

Gati jeni aty. Dita D për ju po afron, tani më shumë se kurrë. Bebja juaj më nuk mund ta durojë hapësirën e vogël brenda barkut tuaj.

Ajo peshon mbi 3 kg, por është e vështirë të përcaktohet pesha duke shikuar vetëm nga pamja e jashtme.

Meshkujt janë të prirë për të peshuar më shumë se femrat. Bebja juaj po vazhdon të bëj lidhjet e neuroneve, por ato do të vazhdojnë edhe pas lindjes.

Bebja juaj ka flokë e thonj, të cilët në shumë raste duhet të prehen pas lindjes pasi mund të shkaktojnë lëndime.

Verniks e lanugo nuk ka më, është zhdukur në lëngun amniotik të cilët ia ka ndryshuar tani ngjyrën.

Bebja juaj, sikurse ju, tani është gati për ta kryer procedurën e lindjes.

Ndryshimet te ju

Tani sigurisht se jeni duke marrë shumë telefonata nga familjarët e miqtë të cilët po ju pyesin nëse keni lindur ende.

Ndoshta kjo është hera e fundit që këtë vit po e prekni barkun tuaj të fryrë kaq shumë (Foto: Bubhub)

Bëni mirë që t’i injoroni ato telefonata. Humbni kohën duke shikuar TV, duke lexuar apo duke ecur. Kjo relakson mendjen dhe trupin tuaj.

Shenjat e lindjes janë gjëja që ju shqetëson më së shumti. Ju duhet të telefononi mjekun tuaj nëse përjetoni këto:

  • Lëshimi-derdhja e ujit – Sasia mund të mos jetë sikurse në filma. Por, nëse jeni në javën e 39-të dhe keni ujë që shkon poshtë, atëherë kjo do të thotë se qesja amniotike është qarë dhe ju po i drejtoheni lindjes.
  • Kontraksionet e rregullta dhe të pandërprera – Nëse ju shtrëngon barku dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur, filloni t’i kalkuloni kontraksionet. Nëse ato vijnë shpesh dhe koha mes tyre është e shkurtër, jeni futur në procesin e pakthim të lindjes.

Kur jeni në javën e 39-të dhe nuk keni këto shenja, mos u brengosni. Nënat që lindin për herë të parë zakonisht shkojnë deri në javën e 41-të, ndërsa ato që kanë fëmijën e dytë në përqindje më të madhe deri në javën e 40-të.

Koha e lindjes është e paparashikueshme. Përderisa disa femrave iu duhet ditë apo javë të lindin pas dilatimit, disa të tjera mund të dilatohen nga 0 në 10 cm për pak orë.

Ta ndihmojnë procesin e lindjes

Tani që jeni në javën e 39-të dhe shumë afër lindjes, ju po mendoheni se si ta ndihmoni këtë proces në mënyrë natyarle në shtëpi.

Provoni këto veprime:

  • Ecja – Provoni një shëtitje. Nuk është metodë e aprovuar që nxit lindjen, por ekspertet besojnë se gjatë ecjes graviteti ndihmon që bebja juaj të zbres më poshtë, duke i bërë presion qafës së mitrës të dilatohet.
  • Akupuntura – Përsëri, nuk është diçka e aprovuar. Por, ka fakte që sugjerojnë se kjo praktikë e rregullon qarkullimin e gjakut. Nga kjo stimulohet hapja e qafës së mitrës.
  • Seksi – Metodë interesante, apo jo? Ekspertët besojnë se përjetimi i orgazmës ndihmon në nxitjen e kontraksioneve. Ia vlen ta provoni, apo jo?
    Meshkujt janë të prirë të peshojnë më rëndë se femrat

Kontrolli me ultrazë

Mjeku juaj mund të caktojë një termin për të shikuar lëvizjen e bebës suaj poshtë në drejtim të qafës së mitrës.

Me metoda bashkëkohore të ultrazërit, mund të matet këndi i lëvizjes së kokës së bebës për të shikuar nëse kemi zhvillim poshtë ose jo.