Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja shtesë ushqimore. Ndërsa keni nevojë për kalori shtesë, ju duhet të bëni që ato kalori të llogariten duke siguruar vlerat e duhura ushqyese.
Ju duhet një dozë shtesë e proteinave për të ndihmuar në ndërtimin e qelizave, karbohidratet për energji, hekurin për të luftuar aneminë, kalciumin për të forcuar bebet dhe kockat tuaja, dhe acidin folik për të mposhtur defektet e lindjes shkruan, VeryWellFamily.
Ky artikull, ofron njohuri mbi vlerat ushqyese dhe sigurisht, rekomandohet kontrolli me mjekun tuaj për nevojat tuaja ushqyese personale përcjell Gazeta Shneta.
Kosi
Kosi është i pasur me kalcium, i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe strukturës skeletore të foshnjës tuaj. Gjithashtu, është një burim i mirë i proteinave.
Ushqimet e detit: Karkaleci
Ushqimet e detit janë të shijshme dhe ushqyese, por shumë lloje nuk rekomandohen për nënat shtatzëna për shkak të niveleve të larta të merkurit dhe kimikateve të tjera.
Sidoqoftë, karkalecat zakonisht konsiderohen të sigurta.
Karkalecat janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me pak yndyrë, selenium dhe vitamina D.
Vezët
Vezët janë gjithashtu burimi më i pasur i kolinës, një lëndë ushqyese e nevojshme në sasi më të mëdha gjatë shtatëzanisë për funksionimin normal të trurit dhe kujtesën.
Spinaqi
Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe ngarkohen me kalcium, acid folik, vitaminë K dhe hekur. Është gjithashtu i pasur me vitaminë C, fibra, karotenoide, luteinë dhe bioflavonoide./Gazeta Shneta /