Ne e dimë që ushqyerja me gji mbron shëndetin e foshnjave dhe nënave.
Edhe pse shumë gra fillojnë të ushqejnë bebet e tyre me gji ato e ndërpresin këtë proces pas gjashtë javësh, transmeton Gazeta Shneta.
Dhimbje gjatë ushqyerjes me gji
Ushqyerja me gji nuk duhet të jetë e dhimbshme. Fatkeqësisht, shumë gra përjetojnë dhimbje por lajmi i mirë është që zakonisht mund të rregullohet. Vetëm disa ndryshime të vogla në mënyren se si i pozicionini fëmijët ose vetën mund të ndihmojë shumë.
Infeksionet
Ndonjëherë një infeksion mund të zhvillohet në thithkën tuaj ose në gji. Nëse vëreni krarje ose dhimbje në thithkat tuaja ose copëza të bardha në gojën e fëmijës tuaj, mund të keni infeksione. Ushqyerja me gji e vazhdueshme ndikon që këto të largohen.
Ushqimi nuk është përfekt
Dieta juaj ka pak ndikim në përmbajtjen e qumështit të gjirit. Sidoqoftë, trupi juaj do të përdorë çdo lëndë ushqyese dhe energjetike që keni së pari, gjë që mund t’ju lë të ndjeheni të varfëruar nëse nuk jeni duke ngrënë sa duhet.
Stili i jetës tuaj nuk është i shëndetshëm
Është e rëndësishme që gjatë gjidhënies t’i kushtoni rëndësi të veçantë me çka ushqeheni.
Bebja pin shumë qumësht
Foshnjat me gji ushqehen natyrshëm shumë shpesh. Qumështi i gjirit tretet lehtësisht, stomakët janë të vegjël dhe foshnja ka nevojë të ushqehet shpesh.
Po pres më shumë se një fëmijë
Mbajtja e binjakëve mund të jetë një shok, por nuk keni nevojë të ndryshoni planet tuaja të ushqyerjes.
Shumë gra ushqejnë me gji më shumë se sa një fëmijë, mandje ushqejnë më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë.
Jam e shqetësuar për ushqimin në publik
Ushqyerja në publik ose para të tjerëve është një shqetësim i zakonshëm. Sidoqoftë, nuk duhet të ndjeheni të shqetësuar, jeni të mbrojtur me ligj për të ushqyer fëmijën tuaj kudo dhe kurdo që dëshironi./GazetaShneta/