Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ua ka ndaluar mjekëve publikimin e fotografive dhe njoftimeve për operacionet e suksesshme.
Ky vendim është ndërmarr pas një njoftimi të Dr. Salih Krasniqit, i cili bëri bujë në media për një operacion të suksesshëm.
SHSKUK po konsideron se pamjet e tilla nuk janë të përshtatshme për publikun, shkruan Gazeta Shneta.
“Në shumë raste publikohen pamje edhe nga sallat e operacionit dhe intervenime të tjera me ç’rast nuk ka asnjë kriter, pra shumë shpesh po hasim edhe në pamje tërësisht profesionale mjekësore nga sallat e operacionit dhe intervenime tjera e që nuk janë për publikun”, thuhet në vendimin e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm Dr. Basri Sejdiu.
Për publikimin e këtyre njoftimeve, drejtoria ka kërkuar që të bëhet nëpërmjet zyrës së saj, ndryshe do të pësojnë ndëshkime ndaj menaxherëve dhe punëtorëve të klinikave.
“SHSKUK do të monitoroj në vazhdimësi këtë çështje dhe në rastet kur hasim në publikime të tilla pa autorizim paraprak do të ndërmerren masa disiplinore ndaj menaxherëve dhe punëtorëve, konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, thuhet në vendim.
Nga ky vendim është habitur kirurgu-laparaskopist Dr. Salih Krasniqi, i cili ka thënë se nuk do të vazhdojë më publikimin e operacioneve laparaskopike.
“Për mua është i habitshëm një vendim i tillë kur unë disa nga këto punime i kam publikuar jashtë në revista, kongrese, konferenca të cilat janë pritur mjaft mirë dhe më kanë cituar në 5 revista boëtrore nga Amerika deri në Kinë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai thotë se kushdo që ka ndonjë rast të ri duhet të publikohet që të njoftohet opinioni se në QKUK punohet sikurse në perëndim.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë. /Gazeta Shneta/