SHSKUK mohon se pacientëve iu kryen analizat me gota të plastikës

2018-12-06 në ora 19:21

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së ka mohuar se pacientëve iu është marr urina për analiza në gota të plastikës.

Reagimi i SHSKUK-së vjen pas raportimit të Gazetës Shneta se tre pacientëve iu është marr urina për analiza në gota josterile të plastikës në repartin II të Klinikës së Kardiologjisë.

“Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ju njofton se është kërkuar sqarime në lidhje me këtë rast. Personeli përgjegjës e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Laboratorët nuk e pranojnë urinën për analiza në enë josterile si dhe poashtu ju njoftojmë se klinikat janë të furnizuara me enë sterile për analiza urinare”, ka deklaruar Zyra e SHSKUK-së.

Një pacientë gjatë ditës së sotme ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Shneta duke deklaruar se iu është marr urina në gota të plastikës për analiza. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *