Për rastin e paraqitur sot në lajmet qendrore të Kohavisionit rreth dhënies para për një vend pune, ka reaguar Zyra e drejtorit të përgjithsëm të Shërbimit Spitalor dhe QKUK.
Në një komunikatë për media ata kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për të filluar hetimet kundër kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në QKUK, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi’’ thuhet më tej në njoftimin e tyre.
Përderisa ata kanë ofruar edhe bashkëpunim dhe përkrahje të plotë ndaj organeve të drejtësisë që kjo situatë të zgjidhet.
Po ashtu, ka kërkuar nga kandidatët që gjitha dëshmit që i kanë, le t’i paraqesin tek organet e hetuesisë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë:
”SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton opinionin se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga departamenti për hetime të inicioj hetimet dhe hulumtime e menjëhershme në lidhje me pretendimet e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në QKUK.
Këto pretendime janë shfaqur në lajmet qendrore në Kohavision( KTV), ku mes tjerash disa kandidate kanë deklaruar se janë dhënë para për një vend pune.
Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi.
SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare”./Gazeta Shneta/