Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka mbajtur sot një mbledhje komemorative për të ndjerin Gazmend Rushiti i cili ndërroi jetë të shtunën.
I ndjeri ka udhëhequr zyrën e Prokurimit në QKUK për disa vite me radhë. Rushiti ka ndërruar jetë paraditën e së shtunës ndërsa është varrosur ditën e diel, shkruan Gazeta Shneta.
“Me nderime të larta u përkujtua puna, vepra dhe kontributi i kolegut dhe bashkëpunëtorit shumë vjeçar, Gazmend Rushiti, shef i Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
“Miq, kolegë dhe familjarë, përkujtuan momente nga puna me të, duke e vlerësuar lart figurën e tij prej prefesionisti të zellshëm e punëtorë dhe si personalitet me vyrtyte të larta njerëzore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/