Në qytetin e Burgasit në Bullgari u zhvilluan dy gara ndërkombëtare të bukurisë dhe talenteve për fëmijë.
Në këto dy gara ndërkombëtare morën pjesë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës: Singapor, South Afrika, Hungaria, Bullgaria, Rusia, etj. Në mesin e tyre ishte edhe bukuroshja 12 vjeçare nga Prishtina, e cila përfaqësoi Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo me bukurinë e saj natyrore, me prezantimin e traditës shqiptare fitoi super çmimin e madh të garës ndërkombëtare: ‘Little Queen Ëorld 2017 Grand Price’.
Tringa tashmë do të jetë imazh i garës botërore për vitin 2017, dhe, vitin tjetër ajo do të konkuroj për super çmimin më të madh të kësaj gare ndërkombëtare si Ambasadore e Botës 2018. Për Botapres ajo thotë: “Jam e lumtur dhe shumë emocionuar për këtë çmim të madh, lumturia ime është më e madhe që përfaqësova Kosovën dhe Shqipërinë.”
“Faleminderit dy presidenteve të garave botërore te bukurise dhe talenteve per femije Yordan Bachvarov dhe Desislav Koprivski.”
“Faleminderit mami Emine Jakupi për kujdesin që tregove për mua dhe për çmimin që fitove si Gruaja më humane.”