Derisa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem.
Të paktën, kjo konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.
Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.
Në rajon pothuajse është e vetmja Serbia që është etiketuar në hartë.
Deri në këto momente, amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë. Brazili është në vendin e dytë me 56,628.
KËTU mund të klikoni për ta parë hartën e plotë. /Gazeta Shneta/