Shqiptarët po lindin gjithmonë e me pak fëmijë, çka rrezikon pakësimin e popullsisë. Për vitin 2016-te, numri i lindjeve ka qenë rreth 32 mijë, duke arritur nivelin më të ulet në 30 vitet e fundit. Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldine” thotë se shkak është bërë emigrimi i çifteve te reja.
Pakësimi i lindjeve është reflektuar edhe në uljen e numrit te nxënësve nëpër shkolla.
Në vitet 1990 numri i lindjeve ne një vit arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, plot 82 mijë foshnja në vit, ku mesatarja për grua ishte 5 fëmijë. Sipas psikologes Denada Toçe, kjo ka ardhur si pasojë e paqendrueshmerisë së tregut të punës, duke qenë se sot rritja e një fëmije kushton.
Një arsye tjetër qe japin psikologet është edhe nevoja për karrierë e femrave, te cilat shtyjnë sa më shume ardhjen ne jetë të fëmijës se parë dhe nuk kërkojnë te lindin një te dytë./Vizion Plus/