Pyetja se cili numër më lartë tregon vagjinën, bëri që shumë meshkuj në fakt të mos e dinë vendin e saj.
Një organizatë në Angli e quajtur “Eve Appeal” me qëllim që të ngrisë vetëdijen tek gratë rreth kancerit, bëri një hulumtim ku morën pjesë rreth 2000 burra dhe i pyetën se sa ata dinin për trupin e grave të tyre, ndërsa rezultatet ishin vërtetë alarmuese.
Në hulumtimin e tyre rreth 50 % e burrave nuk dinin se ku ndodhej vagjina, ndërsa 61% prej tyre nuk e dinin se ku ishte vulva.
Ndërsa nga ky studim rreth 17% e respodentëve madje nuk dinin asgjë sa i përket gjinekologjisë.
‘’Shumica prej tyre ndiheshin në siklet kur folëm për probleme gjinekologjike, dhe këta ishin të moshës 18 dhe 44 vjec’’ thuhet në raportin e kësaj organizate, përcjell Gazeta Shneta.
“Burrat mund të luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në simptomat gjinekologjike pasi që do t’i inkurajojnë më shumë partneret e tyre për të bërë një vizitë te mjeku” thotë Athena Lamnisos, drejtoresha ekzekutive e Eve Appeal.
Ndërsa të dhënat me vitin e kaluar shohim se numri i meshkujve që nuk dinin se cila është vagjina ka shënuar rritje, pasi ishin vetëm 41% e tyre që nuk dinin të gjenin vagjinën në diagram. /Gazeta Shneta/