Shpjegohen simptomat dhe trajtimi i endometriozës

2019-10-07 në ora 18:40

Endometrioza prek një në 10 gra të moshës riprodhuese në Mbretërinë e Bashkuar, kjo afërsisht 1.5 milion njerëz. Ajo bën që personat që vuajnë të përjetojnë periudha jashtëzakonisht të dhimshme ose të rënda, dhimbje gjatë dhe pas marrëdhënieve dhe çështje të ndryshme të pjellorisë.

Por, fatkeqësisht duhen rreth shtatë vjet që gratë të marrin një diagnozë nga fillimi i simptomave të tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Endometrioza është një gjendje e zakonshme ku copëzat e indeve mund të gjenden në shumë zona të ndryshme të trupit, por ato më së shpeshti gjenden në vezore, në zonën e legenit dhe afër vaginës.

Simptomat e endometriozës përfshijnë periudha të dhimbshme ose të rënda, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, legenit ose shpinës, dhimbje gjatë dhe pas marrëdhënieve dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Gjendja mund të jetë e vështirë për t’u diagnostifikuar për shkak të simptomave të zakonshme përkatësisht dhimjes së barkut dhe periudhave të rënda të cilat mund t’i atribuohen shumë kushteve të tjera./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *