Shoqata “Miqtë e Amerikës” kanë nderuar me një mirënjohje Drejtorin e Klinikës Infektive, Dr. Hamdi Ramadani.
Kjo shoqatë ka njoftuar se mirënjohja i është ndarë mjekut të QKUK-së për kontributin e tij dhe përkrahjen morale që ka dhënë ndër vite për këtë shoqatë, transmeton Gazeta Shneta.
“Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e 14 vjetorit të themelimit të shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, e vazhduam iniciativën që mediumeve informative dhe disa personaliteteve që na kanë përkrah gjatë viteve me ua nda nga një dhuratë modeste”.
“Sot, një delegacion i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’ në përbërje z. Agim Rexhepi dhe z. Ibush Reçica ia dorzuan një Mirënjohje për përkrahjen morale që na ka dhënë gjatë viteve, Drejtorit të Klinikës Infektive, shefit të Katedrës e prof. Dr. Hamdi Ramadani”, thuhet në njoftim.
Ramadani ka falënderuar shoqatën duke premtuar përkrahje të mëtutjeshme për këtë shoqatë. /Gazeta Shneta/