Shoqata e Infermierëve Psikiatrik të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr. Blerim Syla. Kjo shoqatë nëpërmjet një deklaratë në faqen e saj në Facebook, kanë thënë se Syla nuk e ka më të drejtën të flas në emër të infermierëve.
“Tani më e ke humbur të drejtën të flasësh për infermierët, jo pse infermierët ta ndaluan por ti kurrë nuk fole për ta dhe për interesat e tyre ishe teper i zënë tu dilje krahë anëtarëve infermierë të sindikatës që udhëheq. Tani ke filluar të brengosesh për infermierët jo se do ti ruash interesat e tyre por kryekëput interesin tënd. Nuk të dhimbsemi edhe nëse përkujdesemi për pleq, sepse ashtu edhe kjo kategori ka nevojë për përkujdesje shëndetësore”, thuhet në reagimin e shoqatës, transmeton Gazeta Shneta.
Syla në një paraqitje të tij në media foli për ikjen e infermierëve nga Kosova për në Gjermani. Duke shprehur shqetësimin e tij, Syla tha se infermierët të cilët shkojnë në vende të tjera nuk do të punojnë për çfarë kanë studiuar, por do të kujdesen për pleq.
Reagimi i plotë i Shoqatës së Infermierëve Psikiatrik:
Flet përçart
“Kryesindikalisti” po flet përçart, duket që tani është kujtuar që ekziston edhe infermieri në Kosovë. Tani kur koha po i iken sepse kurrë nuk i përfaqësoi këta profesionistë të shëndetësis sepse për të dhe udhëheqësin e sindikatës së tij infermierët ishin vetëm për të plotësuar numrin e anëtarësisë por jo edhe profesionistë të shëndetësisë.
Tani më e ke humbur të drejtën të flasësh për infermierët, jo pse infermierët ta ndaluan por ti kurrë nuk fole për ta dhe për interesat e tyre ishe teper i zënë tu dilje krahë anëtarëve infermierë të sindikatës që udhëheq. Tani ke filluar të brengosesh për infermierët jo se do ti ruash interesat e tyre por kryekëput interesin tënd. Nuk të dhimbsemi edhe nëse përkujdesemi për pleq, sepse ashtu edhe kjo kategori ka nevojë për përkujdesje shëndetësore.
Mos manipulo edhe me numra se sa infermierë po ikin nga Kosova sepse ata numra që i thua nuk janë të saktë, janë shumë më shumë se sa thua ti. Infermierët i duhen sistemit shëndetësor të Kosovës prandaj duhet të jenë të perfaqësuar nga vetë infermierët.
Infermierët tani po përfaqësojnë veten e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos flisni me për profesionin tonë sepse nuk keni të drejtë as morale e as juridike, mos u mundoni të na përfaqësoni duke gënjyer sepse edhe këtë tani e kemi kuptuar që kur flisni për ne infermierët jeni fallco as atë në atë që e thoni nuk jeni të sinqertë.
Nuk ta kemi nevojën të flasësh për ne, flasim vetë për profesionin tonë i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetësin e Kosovës. Mos flisni më për ne se nuk ju besojm më. Tani është e kotë sepse nuk na përfaqësoni ne infermierët dhe profesionistet tjerë shëndetësor.
Infermierët për infermierët.