Arrin të shpëtoj nga sulmi që i bënë një shimpanze, 31 vjecari që ka humbur të dy këmbët, veshët dhe gishtat ndërsa sot pas 5 viteve ai bëhet baba.
Historia e burrit 31 vjecar i cili kishte shërbyer në Jane Goodall Institutes’s në Afrikën e Jugut, tregon për eksperiencën e tij me një dyluftim që ka pasur me një shimpanze rreth 5 viteve më parë.
Ai ka vuajtur nga lëndimet jashtëzakonisht shumë, pasi nga ky sulm që i bëri shimpanza ai ka humbur veshin por jo vetëm kaq, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë tragjedi që i ka ndodhur ai tregon që ka humbur dhe të dy këmbët e tij, po ashtu lëndime të rënda në hundë dhe ka humbur po ashtu pjesën më të madhe të gishtave.
Doktorët u përpoqën që ta shpëtonin, duke i kryer dikund 26 operacione, që t’i rregullojnë disa prej pjesëve të trupit të tij.
Ndërsa ai pas 5 viteve, vendos që të bëjë një nismë që t’i ndihmoj të gjithë njerëzit në mbarë botën të cilët vuajnë nga një sëmundje apo diçka e tillë.
Madje ai është martuar me gruan e tij Vanessën, dhe nga kjo lidhje e tyre ata kanë edhe një vajzë 3 muajshe, e cila quhet Lily. /Gazeta Shneta/