Një gjyshe nga qyteti i Memphis-it është arrestuar nën dyshimin se po mbante nipin dhe mbesën e saj në kafaz të qenit.
L.CH, 62 vjeçe, thuhet se i mbylli të dy nipërit e saj në kafaz dhe i mbajti aty për të pakten 40 minuta, në tempereturë mjaft të lartë, transmeton lajmi.net.
Ajo është marrë në paraburgim pasi një dëshmitar në fjalë e ka regjistruar gjithë këtë ngjarje.
Mbikëqyrësi, i cili kërkoi të mbetet anonim, dërgoi videon në qendrën e policisë të Memphis.
Fëmijët, të moshave 7 dhe 8, i thanë policisë se ishin vendosur në kafaze sepse nuk kishte hapësirë të mjaftueshme brenda automjetit, sipas një deklarate akuzimi të marrë nga filiali ABC WATN .