Që nga tremujori i parë, një grua shtatzënë duhet të ketë një dietë të balancuar me pemë dhe perime, me qëllim që të ketë zhvillim reciprok, si të vetës ashtu edhe fetusit
Në muajt e parë të shtatzënisë, acidi folik luan një rol të rëndësishëm, kështu që në tryezën tuaj duhet të ketë gjithmonë ushqime të pasura me folate si: Perime, fruta, bishtaja. Një përmbajtje të lartë të acidit folik gjendet tek brokoli, ashparagu por edhe në lulelakër.
Tek ushqimet me origjinë shtazore acidi folik është i pranishëm tek veza, por duhet që ta konsumoni të gatuar mirë.
Gjithashtu mund të konsumoni oriz, kos dhe drithëra. Gjatë kësaj periudhe rritet edhe nevoja për hekur dhe proteina:
Mishi, peshku, qumështi, vezët dhe djathërat përmbajnë ushqyes të nevojshëm si për nënën ashtu edhe për zhvillimin e rregullt të fetusit.
Sa i përket konsumimit të peshkut, gjatë shtatzënisë duhet të përpiqeni të hani të paktën dy herë në javë. Është burimi kryesor i Omega-3, thelbësor për zhvillimin e trurit të fëmijës, gjithashtu nuk përmban yndyrë dhe është jashtëzakonisht i tretshëm.
Megjithatë, duhet të shmangni peshqit dhe butakët e pagatuar si për shembull karkalecat. Në lidhje me të përzierat që janë shumë të pranishme këto muaj është mirë që të konsumoni ushqime të lehta dhe të thjeshta./pernenat.al/