Një grua shtatzënë çeke Alexandra Kiňová shkoi te mjeku për të kuptuar gjininë e binjakëve të saj, siç i kishin thënë edhe me herët, se po pritse dy fëmijë, por ajo që mësoi e mahniti. Shtatëzëna nuk po priste dy fëmijë por pesë.
Barku i saj ishte më i madh seç duhej për dy binjakë, dhe as mjekët ku shkoi për t’u kontrolluar më vonë nuk e mendonin se gruaja do të sillte në jetë 2 fëmijë. Dhe, gjithçka mori fund kur e panë ekon e bebeve, ata nuk ishin dy por 5, transmeton gazetametro.net
Nëna e fëmijëve u gëzua pa masë, edhe pse e pranoi që nuk e priste një gjë të tillë, por me rëndësi që të gjithë ishin mirë.
“Nuk e prisja, por mund të them se isha shumë e lumtur kur ma thanë”,- ka thënë Alexandra Kiňová.
Fëmijët e saj lindën dhe gëzojnë shëndet të plotë. Emrat e tyre janë Terezeka, Deniel, Michael, Alex dhe Martin. Edhe pse gruaja ishte përgatitur vetëm për dy fëmijë ka mundur t’ia dal edhe me pesë fëmijë./gazetametro.net