Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total në 174.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më sot janë testuar 1 mijë e 144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 174 persona, shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/