Një vajzë 11 vjeçe ka lindur një foshnje për të cilën raportohet se erdhi si rezultat i incestit.
Foshnja u lind në një spital në Spanjë nga vajza e cila u pranua pas ankesave për dhimbje barku.
Prindërit e saj e thirrën ambulancën dhe i thanë mjekëve se besojnë që vajza e tyre ka probleme me zorrë për shkak të dhimbjes së madhe që ndjente, transmeton Gazeta Express.
Por sapo arriti në spitalin Virgin de la Arrixaca, mjekët kuptuan se vajza ishte në fazat e fundit të shtatzënisë dhe ishte gati për të lindur.
Foshnja u lind para se stafi ta transferonin vajzën në një dhomë për lindje, raportoi The Local, edhe pse burimet brenda spitalit i thanë ueb-faqes se edhe foshnja edhe nëna ishin mirë me shëndet.
Ministri i Shëndetësisë së Murcias, Manuel Villegas tha se policia rajonale dhe shërbimet sociale po e hetojnë rastin, pasi foshnja e fëmijës mendohet të jetë vëllai 14 vjeçar i vajzës.
Testet e ADN-së do të bëhen për ta ndriçimin e rastit.