Përgjatë javëve të fundit të shtatzënisë, gratë shtatzëna fillojnë të shqetësohen për mirëqenien e foshnjës. Për t’u siguruar që foshnja është në gjendje të rregullt, është e rëndësishme që të vizitohet rregullisht ofruesi shëndetësor.
Një nga shqetësimet që mjeku mund t’i adresojë është edhe shkëputja e kordonit të kërthizës. Shkëputja e kordonit ndodh kur ka shumë presion mbi të, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Shoqatës së Shtatzënave në Amerikë, një shkëputje e tillë mund të ndodh përgjatë shtatzënisë apo edhe lindjes.
Presioni mbi këtë organ mund ndodh mesatarisht një në dhjetë lindje.
Cilat janë rreziqet e shkëputjes së kordonit të kërthizës?
Kur të rrahurat e zemrës së foshnjës ndryshojnë si rezultat i këtij fenomeni, mund të paraqiten komplikime siç është rënia e rrahjes së zemrës.
Kur kordoni i kërthizës është në presion për një periudhë të gjatë kohore, ekziston një rënie në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenin ndaj trurit të fëmijës suaj.
Kjo mund të çojë në rrezik të dëmtimit të trurit të fëmijës tuaj.
Gjithashtu, mund të çojë në episode të shkurtra të hipkosisë fetale, që përfshin privimin e foshnjës nga oksigjeni në mitër dhe mund të çojë në ndërlikime të tjera shëndetësore duke përfshirë vdekjen.
Si ta kuptoj nëse kordoni i kërthizës është shkëputur nga mitra?
Kompresimi i kordonit kërthizor mund të diagnostikohet përpara lindjes me një nga dy testet e mjekëve; doppler fetusi ose ultrazëri.
Fatkeqësisht, nuk ka shenja të dukshme të kompresimit të kordonit të kërthizës që mund të shihen pa ndihmën e mjekut, andaj preferohet vizita e rregullt./Gazeta Shneta/