Shkencëtari kinez thotë se ka ‘krijuar’ dy vajza binjake me gjene të ndryshuara

2018-11-29 në ora 14:56

Kina ka ndërprerë punën e një shkencëtari i cili deklaroi se ka ‘krijuar’ foshnjat e para me gjene të ndryshuara, dhe ka nisur një hetim për punën e tij.

Jiankui shkaktoi skandal pasi deklaroi në një kongres të mjekëve se ka ndryshuar gjenet e vajzave binjake. Sipas tij, pas këtyre ndryshimeve këto vajza nuk do të mund të preken nga sëmundja e HIV-it, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Deklarata e tij nuk është konfirmuar por nëse është e vërtetë, atëherë puna e tij shkel rregullat për mos eksperimentimin dhe ndryshimet në gjenet e njeriut. Universiteti ku ka punuar Jiankui ka deklaruar se nuk di asgjë për veprimtarinë e tij.

Megjithatë Universiteti në Shenzhen ka deklaruar se do të hetojë punën e tij. Poashtu ministria e shkencës ka kërkuar që të pezullohen aktivitetet e tij.

Edhe vet shkencëtari ka deklaruar se Universiteti nuk ishte në dijeni për eksperimentin e tij, të cilin e financoi ai vet. Ai ka deklaruar se vajzat e lindura në eksperiment janë normale dhe të shëndetshme si dhe do të monitorohen gjatë 18 viteve të ardhshme. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *