Shkencëtarët zbulojnë një tatu të mençur që detekton kancerin

2018-05-01 në ora 09:00

Një tatu e mençur që shfaqet në lëkurë vetëm kur dikush ka kancer, mund të ndihmojë pacientët të diagnostikohen herët dhe të trajtohen shpejtë

Kur të shfaqet, tatuja e teknologjisë së lartë e cila është ende në zhvillim e sipër, duket ngjyrë e kaftë dhe e madhe sa një monedhë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Tatuja vendoset në pjesën e poshtme të dorës ku lëkura zakonisht është më e zbehtë dhe më e lehtë për t’u parë. Ajo bëhet e dukshme vetëm nëse zbulon një rritje të kalciumit në gjak dhe lëkurë – gjë që mund të jetë një simptomë e kancerit.

Shkencëtarët e krijojnë tatunë duke hequr disa qeliza të lëkurës nëpërmjet anestezionit lokal. Pastaj i modifikojnë gjenetikisht këto qeliza në laborator për të liruar sasi të mëdha të melaninës – pigmenti që shkakton nxirjen e lëkurës.

Këto qeliza injektohen sërish në lëkurë dhe mbesin të njëjta sikurse indet përreth, përveç në rastet kur rritet niveli i kalciumit.

Kalciumi është një nga mineralet që përmban trupi i njeriut dhe nevojitet që çdo qelizë të funksionojë në mënyrë efektive.

Por kalciumi i tepërt është një nga shenjat dalluese të llojeve të shumta të kancerit, duke përfshirë tumoret e gjirit, prostatës, veshkave, kokës, qafës dhe mielomës që ndikon në palcën e eshtrave.

Aktualisht tatuja është duke u testuar nga shkencëtarët në Universitetin e Cyrihut në Zvicër.  /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *