Një studim i fundit zbuloi se seksi oral është i lidhur me një rrezik më të ulët të abortit të përsëritur, konkresisht, marrëdhëniet orale që kryhen nga gratë në partnerët e tyre meshkuj.
Studimi i botuar në Gazetën Reproductive Immunology, shqyrtoi dy grupe të grave. Grupi i parë përfshinte gra që kishin provuar abort të përsëritr, të përkufizuara si të paktën tre aborte të pashpjeguara para javës së 20 të shtatzanisë. Grupi i dytë ishte i përbërë nga gra që kishin pasur shtatzani jo të rregullta.
Pasi u pyetën të gjitha gratë për aktivitetin seksual oral, studiuesit zbuluan se 41 nga 72 gra që kishin provuar abortin e përsëritur kishin kryer seks oral, ndërsa 70 gra nga 96 thanë se kishin marrëdhënie seksuale orale.
Studiuesit nuk pohuan se kryerja e seksit oral ndalon abortin. Por, ata ngritën mundësinë që ekspozimi oral ndaj spermës modifikon sistemin imunitar të nënës, duke rezultuar në më shumë lindje të gjalla. Rreth 1% e grave vlerësojnë abort të përsëritur dhe në shumë raste, shkaku nuk është gjetur kurrë, sipas studiuesve.
Studiuesit sugjeruan që ekspozimi oral ndaj spermës mund të ndihmojë në krijimin e tolerancës së nënës ndaj antigjeneve atërore, duke zvogëluar potencialisht shanset e abortit./GazetaShneta/