Sutjenat vishen për ta mbajtur gjoksin e një femre në një pozitë të caktuar. Megjithatë, shkencëtarët tani po paralajmërojnë që veshja e tyre nuk është praktika e duhur.
Sutjenat ishin një shpikje madhështore, veçanërisht për gratë me gjoks të madh. Një studim 15 vjeçarë është kryer për efektet e sutjenave, me ndihmën e Jean Denis Rouillion.
Treqind e tridhjetë femra morën pjesë në studim, me mesataren prej moshave 18-35 vjeç. Studimi ka treguar se sutjenat nuk ofrojnë kurfar ndihme në mbështetjene gjoksit, me dhimbjen e shpinës e as nuk ulin varjen e përkohshme të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Disa në studim madje ndaluan së mbajturi sytjena gjatë kohës së studimit. Rezultatet e shikuara kishin një ngritje prej 7 milimetrash në thithat. Në fakt, Rouillion deklaroi:
“Në mënyrë mjekësore, fiziologjike, anatomike, është konstatuar se gjinjtë nuk fitojnë asnjë përfitim nga mohimi i gravitetit. Përkundrazi, ato humbin formën e tyre nga sutjenat.”
Rouillion gjithashtu thotë se sutjenat mund të prishin qarkullimin në zonën e gjoksit. Gjithashtu, kolagjeni do të rritet edhe më shumë tek gratë që nuk veshin sutjena, e cila rezulton në elasticitet më të madh të tyre./Gazeta Shneta/