Shkencëtarët zvicëran kanë filluar të krijojnë pjesën e parë të robotit i cili e bënë ushqimin e tretshëm në trupin e njeriut, transmeton Gazeta Shneta.
Me ndihmën e këtij roboti i cili ka formën e protezave të buta, ndihmon që ushqimi të kalojë lehtë drejt organizmit dhe të lëshojë ilaçet e nevojshme që trupi i njeriut ka nevojë.
Hulumtuesit nga Instituti Federal i Teknologjisë në Lausanne të Zvicrës, kanë krijuar pjesë të makinerive të bëra prej gome, që sjellin një hap përpara robotët që janë ndihmës në tretjen e ushqimit.
Krijimi i këtij roboti, është menduar kryesisht për njerëzit me nevoja të veçanta dhe për ata që kanë probleme me trejten e ushqimit në organizëm.
Këto pajisje janë krijuar me gjatësi prej 90mm, me gjerësi 20mm dhe trashësi 17mm, gjithashtu janë të kombinuar me materiale elektronike dhe të ngrënshme. /Gazeta Shneta/