Foshnjat mund të duken të pafuqishme, por shkenca thotë se ata janë të pajisur me disa mekanizma mjaft të fuqishëm për të siguruar mbijetesën e tyre, si sytë e mëdhenj, faqet e plota dhe balli gjigand. Të gjitha tiparet që i bëjnë zemrat tona të shkrihen dhe i detyrojnë të rriturit të kujdesen për ta pavarësisht nga pelenat e ndytura, të vjellurat dhe privimin e gjumit.
Sipas një studimi të vitit 2013 të botuar në revistën “Frontiers in Psycology”, aroma e shijshme e foshnjës jo vetëm që tërheq prindërit e një fëmije, por edhe të huajt sigurisht. Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët në Qendrën Monell Chemical Senses në Filadelfia, monitoruan aktivitetin e trutit të një grupi prej 30 grave, ndërkohë që ndienin këmisha që ishin veshur nga foshnja dy ditore të cilat ishin të panjohura për ta.
Rezultatet ishin të habitshme por edhe interesante: të dy grupet e grave treguan veprimtari në zonat e trurit që ndriçohen kur stimulohen nga sjellja dhe stimujt e shpërblimeve si ushqimi i shijshëm ose droga. Me fjalë të tjera, era e foshnjave në të vërtetë është dehëse.
Shkencëtarët kanë disa supozime “Ajo vjen nga kimikate të sekretuara nga gjëndrat e djersës së foshnjës” tha për revistën Women’s Health, George Preti, një kimist në Qendrën Kimike të Monellit, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Dr Preti, ajo erë zgjatë vetëm rreth gjashtë javë, për shkak se metabilizmi i foshnjave ndryshon kur fillojnë të hajnë dhe të pijnë vetë, në vend se të marrin ushqimin e tyre përmes kordonit të kërthizës./GazetaShneta/