Shkenca dhe hulumtimet në modifikimet e nivelit gjentike te foshnjet

2019-11-27 në ora 15:55

Më shumë se 1.000 shkencëtarë, politikëbërës dhe gazetarë kryesorë nga 120 vende dhe rajone po marrin pjesë në një aktivitet si Forumi Botëror i Shkencave i cili zhvillohet vetëm çdo dy vjet.

Ngjarja zhvillohet në Akademinë e Shkencave, një ndërtesë historike e shekullit XIX në brigjet e lumit Danub në Budapestin qendror. Por, diskutimet u përqëndruan në rolin e etikës në shkencën e shekullit 21 tregon CGTN, transmeton GazetaShneta.

Tema kryesore e këtij viti përqendrohet në problemet etike me të cilat përballen shkencëtarët, ndërsa teknologjia ecën përpara në hapa të mëdhenj .

Një nga çështjet kryesore janë hulumimet ne nivel gjenetik te foshnjeve. Vitin e kaluar, shkencëtari kinez He Jiankui pretendoi se kishte krijuar foshnjet e para në botë të modifikuar gjenetikisht për t’i bërë ata rezistentë ndaj HIV.

Disa shkencëtarë argumentojnë se ky lloj i redaktimit të gjeneve nuk duhet të tentohet akoma, sepse mund të bëjë ndryshime të përhershme në ADN që mund të ndikojnë në gjeneratat e ardhshme ose të shkaktojnë dëm nëse preken gjenet e tjera.

Disa shqetësohen se do të përdoret për të hartuar bebe me tipare të dëshiruara.

Eksperimenti i shkencëtarit kinez He Jiankui u dënua në Kinë dhe në mbarë botën.

Përfaqësuesi i Kinës në Forumin e këtij viti ishte Li Zhenzhen nga Instituti i Shkencave dhe Zhvillimit i Akademisë së Shkencave Kineze. Ajo ishte një nga folësit e panelit me temën e “Sjelljes etike të shkencës”.

“Në të kaluarën, gjenet tona përcaktuan evolucionin e qenieve njerëzore. Tani ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse duke ndryshuar foshnjet ekziston rreziku që ne mund të ndryshojmë njerëzimin,” tha ajo.

Por, opinionet për këtë çështje janë të ndara./GazetaShneta/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *