Shkaktari kryesor i tharjes vagjinale është ndryshimi i hormoneve. Dy gjendjet kryesore hormonale në trup që shkaktojnë rënie të estrogjenit, thatësi vagjinale dhe dehidratim janë ushqyerja me gji dhe menopauza.
Sa kohë që e ushqeni foshnjën me gji, ka një rënie të konsiderueshme të niveleve të estrogjenit, që çojnë në thatësi vagjinale, djegie dhe dhimbje gjatë ushtrimeve ose aktivitetit seksual.
Kur ndaloni së ushqyeri fëmijën me gji, nivelet e estrogjenit bëhen normale dhe vagjina rikthehet në gjendjen e saj të shëndetshme dhe të hidratuar.
Një tjetër shkaktar i thatësisë vagjinale është menopauza, që ndodh zakonisht rreth moshës 51 vjeç. Vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, prandaj keni thatësi vagjinale, djegie dhe dhimbje kur kryeni aktivitet seksual.
Me humbjen e estrogjenit, që ushqen dhe hidraton vagjinën, indet bëhen të thata, të zbehta dhe të dehidratuara. Për të shmangur këto probleme, duhet të bëhen trajtime të posaçme që hidratojnë vagjinën.
Të dy këto gjendje hormonale që çojnë në thatësi vagjinale mund të parandalohen me dehidratim të rregullt të indeve vagjinale, me anë të produkteve të krijuara posaçërisht për pjesët e ndjeshme të trupit.
Ka edhe arsye të tjera që çojnë në thatësi të vagjinës. Vagjina mund të bëhet e ndjeshme nga zakone të përditshme, si dieta, stresi, spërkatja me produkte të ndryshme, marrëdhënia seksuale, sidomos nëse nuk kryeni rregullisht.
Rituale të përditshme të femrave mund të prishin balancën e ph dhe të irritojnë të gjithë zonën e vagjinës. Lista e produkteve që shkaktojnë acarim të vagjinës është shumë e gjatë, duke filluar nga sapunët aromatikë, pecetat e lagura, pështyma ose sperma, deri tek përdorimi i ilaçeve për kontrollin e lindjeve etj.
Çfarë mund të bëni
Efekti i plakjes në të gjithë trupin, përfshirë edhe vagjinën, është i pashmangshëm. Megjithatë duhet të kujdeseni për trupin, sidomos për pjesët intime, për të shmangur probleme të ndryshme.
Është mirë që ta mbani lëkurën të pastër dhe të hidratuar për të shmangur thatësinë, acarimin dhe plakjen e parakohshme. Uji është zbutësi ideal për vagjinën. Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte natyrale të padëmshme për të shmangur thatësinë vagjinale.
Të gjithë biem dakord: Një vagjinë e hidratuar është një vagjinë e lumtur!