Shkaqet e infertilitetit tek gratë

2019-08-26 në ora 20:31

Steriliteti mund të jetë një nga çështjet më të vështira mjekësore që gratë ballafaqohen, jo vetëm për shkak të trazirave emocionale por sepse ka kaq shumë shkaqe që fshihen pas tij.

Rreth 30% e rasteve të infertilitetit janë shkaktuar nga një aspektë i çrregullimeve të ovulacionit duke filluar nga amenorrea e shkaktuar nga ushtrimet deri te dështimi i parakohshëm i vezorëve.

Shkaqet e tjera të infertilitetit përfshijnë moshën dhe zgjedhjen e mënyrës së jetesës, të dyja mund të ndikojnë në shanset e një gruaje për të pasur një fëmijë të shëndetshëm.

Mbipesha

Mbajtja e kilogramëve shtesë nuk është një shkak i drejtpërdrejtë i infertilitetit. Por, mbipesha mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe ta bëjë më të vështirë për një grua të mbetët shtatzënë. Sa më shumë që një grua fiton peshë aq më shumë ajo tenton të përjetojë ulje të funksionimit normal të vezorëve.

Të qenurit shumë e hollë

Ashtu si dhjami i tepërt që mund të rezultojë në infertilitet ose vështirësi të pjellosirë, edhe të qenurit shumë e hollë ndikon në të. Mbajtja e një peshe konstante arrihet përmes një diete të shëndetshme de stërvitje të moderuar.

Historia e familjes

Gratë lindin me një sasi të caktuar të vezëve. Ekzistojnë disa faktorë gjenetikë që mund t’ju bëjnë të lindni më shumë ose më pak vezë se zakonisht./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *