Shkaqet e autizmit dhe trajtimi i këtij çrregullimi

2018-11-06 në ora 13:49

Janë dy qasje të ndryshme që shpjegojnë shkaqet e paraqitjes së autizmit: qasja biologjike dhe qasja sociokulturore, shkruan Telegrafi.com, transmenton gazeta shneta.

Qasja biologjike. Hulumtimet kanë dëshmuar prezencë të bazës gjenetike. Autizmi është më i shpeshtë tek binjakët. Poashtu, janë gjetur abnormalitete kromozomike tek personat me këtë çrregullim. Disa studime tregojnë lidhshmëri të autizmit me pengesat gjatë periudhës prenatale (mundësia e zhvillimit të autizmit te fëmija është më e madhe nëse nëna gjatë shtatzënisë është e sëmurë nga rubeola). Sipas rezultateve te çrregullimet autiste përfshihet cerebellum, i cili është përgjegjës për lëvizjet, por edhe ka rol te fokusimi i vëmendjes.

Qasja sociokulturale. Në fillim të kërkimeve hulumtimeve për autizmin, shkencëtarët kanë parashikuar se disfunksionaliteti familjar dhe stresi social, paraqesin shkaqe parësore. Sipas Leo Kanner, prindërit e ftohtë dhe opsesiv krijojnë klimë të pavolitshme për zhvillimin e fëmijës, mirëpo teoria e tij nuk u tregua e saktë. Duke i krahasuar fëmijët autistë dhe fëmijët pa këtë çrregullim,hulumtimet kanë treguar se ndarja e prindërve dhe problemet financiare nuk ndikojnë në zhvillimin e autizmit.

Në trajtimin e autizmit rolin më të madh e ka familja dhe rrethi shoqëror. Kujdesi tek fëmijët autistë nënkupton nxitjen e zhvillimit në të gjitha sferat e jetës, nxitjen e të folurit, motivimin e interaksionit me rrethin dhe ushtrim e përmbushjeve të detyrave ditore në mënyrë të pavarur.

Gjatë trajtimit të autizmit, aplikohet terapia biheviorale, ushtrimi i komunikimit, rrethina e ngrohtë dhe përkrahëse (përkrahja e prindërve dhe edukimi i tyre).

Terapia biheviorale tek autizmi përdoret ka 30 vjet. Qëllimi i terapisë është që fëmija të mbizotëroj sjelljet adekuate të cilat përfshijnë të folurit, aftësitë sociale dhe aftësitë e vetëndihmesës. Aty përdoret modelimi dhe kondicionimi operativ. Në modelim demonstrohet sjellja e dëshiruar të cilën fëmija duhet ta pranoj, ndërsa me kondicionim këto sjellje përforcohen.

Proceset e lartpërmendura biheviorale nuk pranohen lehtë për arsye se personat autistë kanë probleme me imitim. Mirëpo,tek mësimet adekuat dhe përsëritjeve të shumëfishta, kjo terapi tek fëmijët autistë jep rezultate shumë të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *