“Gjinj nuk fitojnë asnjë dobi nga mohimi i gravitetit”, thotë Jean-Denis Rouillon, një ekspert i shkencave sportive nga Universiteti i Besançonit në Francë.
“Përkundrazi, ata fillojnë të varen nga sytjenat,” deklaron më tutje ai, transmeton Gazeta Shneta.
Rouillon udhëhoqi një studim në të cilin ai me kujdes matur ndryshimet në tiparet e gjirit të qindra grave gjatë një periudhe 15-vjeçare.
Gratë që nuk kishin vendosur sytjena kishin thimtha mesatarisht 7 milimetra më lart çdo vit sesa ato që vishnin sytjena rregullisht.
Gjinjtë e tyre ishin edhe më të fortë në këtë aspekt, sipas studimit.
Rouillon dhe ekipi i tij kërkimor besojnë se veshja e sytjena pengon rritjen e indit të gjirit, gjë që çon në përkeqësimin e muskujve që mbështesin gjinjtë.
Një vullnetare, grua 28-vjeçare e quajtur Capucine, tha se nuk ka vendosur sytjena tash e dy vjet. Ajo i tha “France Info” se kjo gjë e ka ndihmuar atë të marrë frymë më lirshëm, të qëndrojë më drejt dhe të ketë më pak dhimbje shpine.
Ndërprerja e vendosjes së sytjenave në moshë të hershme do t’i shmangte problemet e përmendura nga Capucine, sipas saj./Gazeta Shneta/