Infeksionet vaginale janë një nga problematikat shëndetësore më të përhapura tek femrat. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal. Pehashi i vaginës ndryshon vlerat e tij normale të cilat janë më acide se kurrë. Ky infeksion shkakton ndryshime të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vaginale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhimbje gjatë marrdhënieve seksuale etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të infeksioneve vaginale dhe për këtë arsye simptomat dhe trajtimi i tyre varet nga lloji i infeksionit që keni.
5 shkaktarët e infeksionit vaginal kërpudhor dhe si t’i kapni ata sa më shpejt në kohë:
1.Antibiotikët: Një ndër shkaqet më të shpeshta të infeksioneve kërpudhore vaginale janë antibiotikët.v Antibiotikët shkatërrojnë lactobacillus,të njohura ndryshe si bakteret e mira të vaginës të cilat kanë prodhojnë acid laktik që pengon shumëfishimin e baktereve dhe mikrobeve të tjera.
2.Shtatzënia: Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë ndikojnë pothuaj në të gjithë aktivitetet metabolike të organizmit të njeriut, dhe jo vetëm. Këto çrregullime ndikojnë edhe në pH-in vaginal duke u bërë shkak për shfaqjen e infeksionit kërpudhor, i cili mund të kalojë në gojën e fëmijës gjatë lindjes.
3.Abuzoni me sheqerin: Sipas Wiyatta Freeman, mjeke gjinekologe në Baylor Medical Center në Irving, Teksas, konsumi i sheqerit rrit mundësinë e prekjes nga dibaeti, i cili është i lidhur drejtpërdrejt jo vetëm me obezitetin, por edhe me infeksionet vaginale kërpudhore.
4.Ndryshimet hormonale para periodave: Studimet e ndryshme kanë provuar se shumë femra kanë infeksione vaginale kërpudhore para dhe gjatë ciklit menstrual si pasojë e uljes së nivelit të estrogjenit.
5.Stresi dhe pagjumësia: Stresi dhe pagjumëia ulin aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar, si pasojë rrezikoni të prekeni më lehtë nga infeksionet e kërpudhave Maja./GazetaShneta/