Proceset e fekondimit dhe zhvillimit të një festusi kanë shumë hapa delikatë.
Ndryshimi më i vogël në njërën prej tyre mund të shkaktojë anomali, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë shkaqet e keqformimit tek foshnjat?
Anomalitë në kromozome
Kromozomet janë një sekuencë e ADN-së që mbajnë informacionin që secila qelizë duhet të rritet, zhvillohet dhe riprodhohet. Natyrisht, qeniet njerëzore kanë 23 palë kromozome. Kur sasia është e ndryshme, fëmijët lindin me sindromat që mund të përfshijnë keqformime.
Mosha
Gratë me një shtatzani të vonë kanë një shans më të lartë për të pasur fëmijë me keqformim.
Arsyeja është se gratë lindin me të gjitha vezët e tyre të formuara, ato plaken në të njejtën ritëm që plaket edhe gruaja. Kështu sa më e vjetër të jetë gruaja, aq më e dobët është aftësia e vezeve të saja për ndarje qelizash.
Anomalitë kongjenitale
Është gjithashtu e mundur që foshnja të lindë me një ndryshim gjenetik të rastësishëm të shkaktuar nga arsye tashëgimore, si buzët e çara. Ende nuk ka mënyra për të parandaluar këtë lloj deformimi./GazetaShneta/