Padyshim është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun dhe pothuajse çdo herë flitet për punën e saj dhe karrierën e frytshme tash e sa vite, por për jetën private të Shkurte Fejzës dihet shumë pak.
Por, ne sot kemi vendos që të merremi me jetën brenda për brenda shtëpisë, pikërisht për të dhe për vajzat e rejën e saj.
E dimë të gjithë që djali i vetëm i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli tash e sa kohë është i fejuar. Por, shumë pak flitet për çiftin në fjalë. Ngase duket se kjo është edhe dëshira e Shkurtes që mos të flitet shumë për privatësinë. Por, fansat e këngëtares Fejza, duan që të dinë se si i ka raportet Shkurta me rejën e saj Erzën.
Ne ua sjellim një foto dëshmi që ta shihni se Shkurta dhe vajzat e saj kanë raporte shumë të mira me Erzën. Madje, reja e Shkurtes shihet afër saj, ku pastaj vijnë vajzat e këngëtares të renditura në foto.
Edhe ashtu, Shkurta jeton më afër rejës së saj, ngase dy vajzat e mëdha i ka Gresën të fejuar dhe Besianën të martuar që i bie se dita-ditës vajzat po i largohen e nusja po i afrohet më shumë.
Por, sa do që të shkojnë larg, ato janë aq të lidhura me nënën e tyre Shkurten, edhe nusja po ashtu duket shumë e afërt me to.
Dhe, ja shikojeni Shkurten me të bijat dhe rejën se sa bukur po duken të tëra bashkë./Kosovarja/