Vitin e kaluar, ndër dasmat më të përmendura të estradës dhe mjaft të komentuara ishte edhe ajo e këngëtarit Besnik Qaka.
Ai së bashku me Lolitën kurorëzuan dashurinë e tyre, ndërsa çifti po presin tani edhe një vajzë, siç raporton Indeksonline.
Ajo në një fotografi të postuar në rrjetin social, Instagram, shfaqet me veshje të skijimit, dhe vërehet qartë barku i fryrë.
Si duket çifti po kalon pushimet së bashku, ndërsa shtatzënia e ka bërë atë edhe më të bukur.