50-vjeçari, Roberto Carlos Fernandes, pati një aksident të frikshëm derisa ishte duke ecur rrugës në Brazil.
Një gomë e veturës e goditi atë në kokë e cila i erdhi nga qindra metra pas tij, e që ky nuk e kishte fare idenë se çfarë po ndodhë.
Goma e goditi atë në kokë duke e përplasur fort për toke, derisa gruaja e tij shpëton fatmirësisht, shkruan ntd.tv, transmeton Gazeta Shneta.
Ai u dërgua menjëherë në spital ku u mësua se kishte të thyer kafkën dhe kockat në gjoks.
Fatmirësisht, Fernandes shpëtoi dhe tashmë është duke vazhduar trajtimin në spitalin Marcio Marcio Cunha. /Gazeta Shneta/
https://youtu.be/9N57hsxoegQ