Humbja e një bebeje është ndoshta situata më e rëndë për t’u përballuar nga një femër.
Për t’ua larguar fajësinë dhe për t’iu ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate të rëndë, faqja britaneze e destinuar vetëm për bebe Essential Kids, me ndihmën e Michela Fox – e cila kishte përjetuar abort – ka përgatitur 6 mënyra për ta zbutur pikëllimin:
1. Asnjëherë mos fajësoni vetën
Hapi i parë drejt shërimit pas abortit është të njohësh dhe të pranosh që nuk duhet fajësuar vetëvetja. “Kur pata abortin tim të parë, fillova të ndjehem fajtore, me një rrjedhë të padobishme të vetë-marrjes në pyetje. A jam përgjegjëse në të vërtetë? A ishte mosha ime? Pse nuk e kisha marrë acid folik? A ishte e lidhur me nivelin e stresit tim?”, tregon Michaela Fox, duke shpresuar që gratë e tjera që kanë përjetuar të njejtën gjë mos ta bëjnë të njejtin presion psikologjik, transmeton Gazeta Shneta.
2. Çdo emocion është në rregull
Jepni vetës mundësi për të përjetuar dhe shprehur gamën e plotë të emocioneve: zemërimni, konfuzionin, hidhërimni, humbjen, frustrimin dhe trishtimin. Ndikimi emocional zakonisht mund të marrë më shumë kohë për tu shëruar se sa ndikimi fizik. Edhe nëse aborti do ndodh shumë herët, ndjenja e lidhjes mes nënës dhe fëmijës së saj mund të jetë e fortë.
“Humbja ime e parë u klasifikua si një abort i hershëm, por pikëllimi im ishte aq i thellë, sa që do të krahasohej me abortin e një gruaje në javën e 12-të.”, tregon znj.Fox.
3. Flisni rreth abortit
Duke lënë mënjanë stresin fizik dhe emocional, një nga pjesët më të vështira në lidhje me përjetimin e abortit është izolimi. Humbja e shtatzënisë mund të jetë një pikëllim i vetmuar, dhe fatkeqësisht, subjekti ende është tabu. Por ju nuk keni nevojë të vuani në heshtje. Flisni për atë me njerëz që kuptojnë. Kërkoni rehati nga të tjerët që kanë kaluar nëpër këtë fazë. Me kaq shumë shtatzëni që mbarojnë në abort, ka një shans të fortë që të njihni dikë në rrethin tuaj që e ka kaluar atë.
Nëse nuk ka njeri që ju bën të ndjeheni mirë gjatë bisedimit rreth kësaj çështjeje, kërkoni mbështetje nga një shërbim profesional ose nga një mjek i juaj shëndetësor. Ka edhe shumë faqe në Facebook të dedikuara për humbjen e shtatzënisë – gratë vizitojnë këto faqe për t’i liruar brengat e tyre, për t’u çliruar, për të shprehur keqardhjen, për t’i japur jehonë dhimbjes së tyre dhe për të dhënë shpresë. Mos harroni se nuk jeni vetëm.
4. Mos tentoni ta fshihni pikëllimin
Pikëllimin është një pjesë e natyrshme e procesit të ngjarjeve të dhimbshme. Ashtu si nuk ka afate kohore për pikëllimin, nuk ka asnjë recetë të vetme për të. Nuk mund të fshiheni nga pikëllimi dhe nuk mund ta tejkaloni atë. Ashtu si dashuria që ndjehet, e njëjta vlen edhe për pikëllimin. Hidhërimi nuk ndjek një skenar të parashikueshëm dhe nganjëherë mund të jetë çorientues.
Në fund të fundit ne të gjithë e përjetojmë pikëllimin paksa ndryshe, prandaj mbani mend këtë: nuk ka ‘mënyrë të drejtë’ ose ‘të gabuar’ për t’u pikëlluar.
5. Gjeni një shpërqendrim të përshtatshëm
Ndonjëherë ju nevojitet hapësirë nga pikëllimi. Kur pikëlloheni, ndonjëherë gjëja e vetme që mund të bësh për ta kaluar atë, është gjëja tjetër. Pastroni shtëpinë, paguani faturat dhe hani drekë në raste të tilla.
Rekomandohet të lexoni libra, apo edhe të dilni në natyrë. Natyra është shëruesi më i fuqishëm.