Nëse keni kuptuar se jeni shtatëzënë, atëherë, urime! Nuk ka asgjë më emocionuese sesa të zbulosh se do të kesh një gëzim brenda vetes.
Megjithatë, po aq i gëzueshëm sa mund të jetë ky lajm, po ashtu gjatë kësaj periudhe duhet të keni kujdes që ta siguroni foshnjën tuaj në mënyrën më të mirë.
Vizitoni rregullisht mjekun porsa keni kuptuar se jeni shtatëzënë, kjo mund të ju çoj në një rrugë me shtatzëni të shëndetshme.
Pasi në disa raste, disa simptoma mund të jenë fatale për ju dhe beben tuaj, kjo quhet shtatzëni me rrezik të lartë, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që kanë këtë problem mund të lindin fëmijë me probleme shëndetësore, ky problem mund të jetë gjatë shtatzënisë apo menjëherë pas lindjes.
Ato që rrezikohen më shumë janë:
Gratë që kanë mbi 35 vjeç apo vajzat e reja nën moshën 17 vjeçare.
Gratë që kanë presion të lartë të gjakut, probleme me zemrën dhe diabet.
Gratë që kanë pasur tre ose më shumë aborte.
Ju mund të kujdeseni për veten tuaj nëse keni njërën nga këto gjendje, duke biseduar me mjekun tuaj, dhe të bëni një plan për një shtatzëni të butë.
Doza të larta të acidit folik janë të njohura për të ndihmuar gratë me rrezik të lartë në shtatzënitë e tyre./Gazeta Shneta/