Përsa i përket aspektit të largimit të pelenave, kjo varion tek fëmijët varësisht nga organizmi që kanë. Disa fëmijë janë në gjendje t’i përshëndetin në moshë më të hershme pelenat, ndërsa disa fëmijëve tjerë ju nevojitet më shumë kohë.
Gjithsesi, ekzistojnë disa shenja që tregojnë se fëmija juaj është gati për largimin e pelenave, pa rrezikun se do të lag sërish shtratin, transmeton Gazeta Shneta.
Pelena është vazhdimisht e thatë
Kjo shenjë tregon se fëmija është i aftë t’i mbajë më gjatë nevojat fiziologjike dhe se do të fillojë të praktikojë banjon.
Tregojnë nëse kanë nevojë për pelena
Ndonëse nganjëherë mund të mos jetë në gjendje ta thotë përmes fjalëve, foshnjat përmes veprimeve të tyre – thuajse të qarta – janë në gjendje të tregojnë se ata janë gati për t’u përballuar me një botë pa pelena./Gazeta Shneta/